Kosovë
Haradinaj: Deklaratat e Kurtit janë skandaloze
Nuk mund të barazohen krimet e luftës të Serbisë me asnjë popull të ish-Jugosllavisë e aq më pak me shqiptarët

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel ishin skandaloze. Haradinaj ka folur për deklaratat e Kurtit në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimorë që u mbajt në maj.
Kurti aty ka thënë se kriminelët e luftës duhet të largohen nga institucionet në Ballkan. E kryetari i AAK-së dhe njëherësh edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se këto deklarata ishin skandaloze dhe të njëjta me ish-ministrin Aleksandër Jabllanoviq.
Jabllanoviq kishte quajtur “egërsira” nënat e të zhdukurve të luftës më 2015 dhe pastaj VV kishte thirrur protesta për shkarkimin e tij. Haradinaj thotë se këto deklarata ishin të njëjta.
“Atëherë kërkuan shkarkimin e Jabllanoviqit. Ja kërkuan Mustafës dhe dolën në protesta”, tha ai në T7.
“Nuk e ka bërë për nënat, por për djemtë që janë munduar t’i mbrojnë ato nëna. Djemtë e Gjakovës janë munduar me aq sa munden të mbrojnë banorët ndaj një force shumë më të madhe. Është dashur të ketë kujdes se cfarë po flet. Nuk mund të barazohen krimet e luftës të Serbisë me asnjë popull të ish-Jugosllavisë e aq më pak me shqiptarët”, shtoi Haradinaj.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
