fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Haradinaj: Bashkim kombëtar, nëse Kosova nuk pranohet në NATO dhe OKB

Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATOS, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë

Publikuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërcënuar bashkësinë ndërkombëtare më bashkimin kombëtar, nëse siç ka thënë ai i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO.

“Një vend të rëndësishëm në këto lëvizje për liri dhe çlirim e kanë ata që e kuptuan rëndësinë e pajtimit ndër Shqiptar…ne atë kohë e mundëm një armik atë që kishim mes nesh vëllavrasjen por së shpejti duhet të përballeshim me një regjim vrastar të Millosheviqit… kurrë në jetë shqiptarët nuk kanë qenë më afër një organizimi të sigurisë, çfarë është NATO, Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATOS, edhe Kosova duhet të jetë në NATO…Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, tha ai

Këto komente Haradinaj i dha gjatë manifestimit qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë

Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe kryetari i Komunës sëDeçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se dita e pajtimit të gjaqeve është ngjarja më madhështore që i ka ndodhur kombit tonë.

“Çdo komb gjatë rrugëtimit tij, në udhëkryqet e tij i ka gjestet më të mëdha historike, e ka përcaktimin që bënë një ngjarje madhështore në vitet e 90-ta, pavarësisht të gjitha ngjarjeve qe pasoja para saj dhe pas saj. Unë besoj dhe vlerësoj që është ngjarja më madhështore që i ka ndodh kombit tonë”, tha ai

Hava Rushiti, e cila kishte marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve 22 vite më parë, tha se vetëm emri Verrat e Llukës e bën krenare për disiplinën dhe për guximin qe kishin familjet për faljen e gjakut.

“Te nderuar gjeneral, ushtarë të gjithë ishin atë kohë ushtarë në vete tek Verrat e Llukës ju garantoj qe ndjenja e parë qe më zgjon emri Verat e Llukës është krenaria për disiplinën, për guximin dhe pastaj për faljen e gjaqeve që të gjithë ishin aq burra për ta bërë këtë akt aq të madh”, tha ajo

Ndërsa, Myrvete Zekaj tha se madhështia e njerëzve që falen gjakun e të dashurve të tyre ishte më e madhe se ata qe po kërkonin faljen e tyre.

“Unë dridhem kur e mendoj gjakun e më të dashurve, njerëzve që kemi hyrë e kemi kërkuar ende nuk ndjehem mire, ende nuk ndjehem rehat por madhështia e këtyre njerëzve ka qenë më e madhe se ne”, tha ajo.