Kosovë
Hapja e Zyrës Ndërlidhëse, lajm i rrejshëm, thotë Spanja
Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e deklaratës së Pavarësisë, i miratuar nga Prishtina në 2008, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë nëse çështja nuk zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministria e Jashtme e Spanjës, ka thënë se ky shtet, nuk ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë. Kjo pas raportimeve të sotme në media, se një gjë e tillë tashmë është iniciuar. ”Nuk ka asnjë plan për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë”, thuhet në përgjigje.
Veç kësaj, thuhet se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, nuk ka ndryshuar. Por, lë të kuptojë se ky qëndrim nuk ndryshon nëse çështja nuk zgjidhet përmes dialogut.
”Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e deklaratës së Pavarësisë, i miratuar nga Prishtina në 2008, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë nëse çështja nuk zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”.
Megjithatë, Spanja e mirëpret si hap pozitiv rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
”Në këtë kuptim, ne e konsiderojmë rinisjen e dialogut si një lajm të mirë. Është e nevojshme të shfrytëzohet momenti për t’u përpjekur të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dy palët dhe e respektueshme për të Drejtën Ndërkombëtare”, transmeton Klan Kosova.
”Për të arritur këtë qëllim ne kemi një ARVP, z. Borrell, i cili ka interes të madh për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit dhe me punën e shkëlqyeshme të Miroslav Lajcak, të cilën ne e mbështesim plotësisht”.
Tutje në përgjigjen e tyre për klankosova.tv, MPJ e Spanjës, thotë se janë të gatshëm për bashkëpunim, meqë përparësi për të, është stabiliteti politik dhe prosperiteti ekonomik i Ballkanit.
”Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, sa më shumë që të mundemi, në këto përpjekje, pasi përparësia për Spanjën është stabiliteti politik dhe prosperiteti ekonomik i Ballkanit”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
