fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Hapet ekspozita për legjendën Paolo Rossi, të pranishëm emra të mëdhenj si Sacchi, Tardelli e Cabrini

Publikuar

U hap në Tiranë në ambientet e Muzeut Kombëtar ekspozita mbi jetën dhe karrierën e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi. Për tri javë më radhë (1 deri 24 shkurt) futbolldashësit shqiptarë do të kenë mundësi të shohin falas objekte, dëshmi apo reflektime të bashkëkohësve të ish-futbollistit të madh Italian.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili theksoi se brezi i tij ka qenë me fat që ka pasur mundësi të përjetojë emocionet që dhuronte Paolo Rossi në fushën e blertë.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të muzeut ishin figura të tjera shumë të mëdha të futbollit Italian si: Arrigo Sachi, Marco Tradelli e Antonio Cabrini, dy të fundit kampionë Botë me Italinë në vitin 1982.

“Falënderoj kryeministrin për mbështetjen. Një nga figurat më të shquara, Arrigo Sacchi, na nderoi me pjesëmarrjen e tij në këtë event.

Jemi me fat që brezi ynë ka parë Paolo Rossin që të luajë futboll, dha një kontribut iëtë madh në fitimin e botërorit të 1982-shit. Emri i Paolo Rossit është i pavdekshëm, është motivues për brezat e rinj”, deklaroi ndër të tjera Duka në fjalën e hapjes.

 Arrigo Sacchi: “Kënaqësi të jem këtu, qyteti ka ndryshuar shumë, kam qenë shumë vitë më parë. Ne presim që futbolli të jetë njësoj emocionues, aktiviteti është për të gjithë.

Cabrini: “Faleminderit për ftesën, gjithçka që ka bërë Paolo ka ndryshuar futbollin italian dhe jo vetëm. Ishtë një mik i mirë dhe një djalë i mrekullueshëm, ishte një personazh pozitiv dhe i veçantë. Kanë kaluar 3 vite që Paolo ka ndërruar jetë, humbi një pjesë e grupit dhe skuadrës sonë, po na sheh nga lart.”

Tardelli: “Besoj që e njihja Paolon shumë mirë, ishim shumë miq së bashku, kënaqësi të flasësh për të. Një njeri fantastik, person me shumë besim, kishim gjithnjë nevojë për të në skuadrën tone.

 

Të gjithë të pasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë gjithashtu që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite si Maradona, Pelè, Alfredo di Stefano, Gerd Muller, Giuseppe Meazza, Sandro Mazzola, Bobby Charlton, George Best, Falcao, Lev Yashin, Ferenc Puskas, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff, Dino Zoff, Hristo Stoichkov, Lothar Matthaus, Roberto Baggio, Paolo Maldini, Franco Baresi, Marco Van Basten, Michel Platini, Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zinedine Zidane, Neymar, Zlatan Ibrahimovic, Luis Figo, Eusebio, Gianluigi Buffon, Francesco Totti, Andrea Pirlo, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Luka Modric e shumë të tjerë.

Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.

 

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook