fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Hamiti rreth kandidimit të Qunit për kryetar të LDK-së: Pretendime janë. Asgjë më shumë

Publikuar

Rreth shpalljes së kandidaturës për kryetar të LDK-së nga Anton Quni, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, Muhamet Hamiti, ish këshilltar i presidentit Rugova, duke bërë pyetjen, ‘Pretendent’ apo ‘kandidat’?

Hamiti shkruan se ka dallim kuptimor te këto fjalë/koncepte. “Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet. Kjo vlen posaçërisht për  kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë”, ka shkruar Hamiti në Facebook.

Ai ka thënë së ka procedura kandidimi si për President të Kosovës, ashtu edhe për kryetar partie. “Të gjithë pretendentët (vetë)quhen kandidatë te ne”, ka përfunduar Hamiti./tg/