fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Hamilton te “Kokëkuqja”, shefi i Mercedesit u rrëfehet punonjësve

Publikuar

Nga Gjermania vjen një konfirmim i rëndësishëm për kalimin e bujshëm të Lewis Hamilton te Ferrari duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Sipas “Bild”, gjatë një takimi në selinë në Brackley të Anglisë, vetë Toto Ëolff ka konfirmuar para bashkëpunëtorëve të tij (punonjës) transferimin e pilotit britanik në Maranello nga viti 2025.

Një sqarim vjen pas zërave që e çojnë pilotin britanik te “Kokëkuqja”, teksa ende nuk ka informacione zyrtare.

Lexo edhe:

Në raportimin e përmbledhjes së fjalimit të Wolff për punonjësit e Mercedesit, “Bild” saktëson se negociatat mes Hamiltonit dhe Ferrarit tani janë shumë të avancuara, por se firma ende nuk është hedhur.

Njoftimi zyrtar i marrëveshjes mes Skuadrës së Kuqe dhe Lewis Hamiltonit duhet të mbërrijë në fund të javës.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook