Deri të dielën pasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të përmbyllë procesin e verifikimit të aplikuesve nga jashtë Kosovës për votim përmes postës. Deri të premten, më 29 janar, e drejta e votës u është verifikuar më shumë se 52 mijë votuesve.
Organizata “Germin” që merret me çështje të diasporës, është e shqetësuar për afatin e shkurtër kohor për apelim, nëse aplikuesve u është mohuar e drejta për votim.
Ndryshe, përmes postes elektronike në adresë të KQZ-së janë dërguar rreth 174 mijë aplikacione.