fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Guardiola u zemërua keq! Humba besimin te City, ju tregoj këshillën e Southgate”

Publikuar

Kalvin Phillips u huazua te West Hami deri në fund të sezonit. Mesfushori shkatërrues nuk po përfitonte minuta te Manchester City.

Dhe zgjodhi kalimin tek ekipi londinez për të luajtur në mënyrë që të marrë një ftesë nga kombëtarja angleze në Euro 2024.

Në një prononcim për The Sun, 28-vjeçari tregoi vështirësitë e hasura te Citizens, teksa u ndal edhe te trajneri Pep Guardiola.

Nuk do të thirresha në Euro 2024 nëse nuk do të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit. Bisedova me Southgate, trajnerin e Kombëtares.

Lexo edhe:

Ai ndikoi që unë të mos largohesha nga Premier League. Dhe mendoj se West Hami është vendi dhe skuadra e duhur për mua.

City? Pas Kupës së Botës përjetova momentin më të vështirë. Guardiola u ankua për faktin që isha mbipeshë. Ai kishte të drejtë, por ka mënyra të ndryshme për ta bërë një gjë të tillë.

Ai ishte i zemëruar, sepse unë isha 1.5 kg mbi peshën e lejuar. Ishte një goditje e madhe për vetëbesimin tim dhe për mënyrën se si ndihesha te City. As familja ime nuk ishte e lumtur, sidomos mamaja”, kujton mesfushori anglez.

The post “Guardiola u zemërua keq! Humba besimin te City, ju tregoj këshillën e Southgate” appeared first on SuperSport.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook