fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Griezmann nuk dorëzohet për titullin në Spanjë: Edhe Atletico në garë, luftojmë deri në fund

Publikuar

Atletico Madrid i ka kushtuar shumë pikë sezoni mes uljeve dhe ngritjeve në LaLiga. Los Colchoneros janë aktualisht 11 pikë pas Gironës së vendit të parë dhe në fundjavë i pret përballja në derbi me Realin e Madridit.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Diego Simeone nuk janë dorëzuar sa i takon titullit kampion dhe së fundmi, Antoine Griezmann theksoi se skuadra ka nisur të fitojë besimin edhe si pasojë e dy fitoreve të fundit në kampionat.

Lexo edhe: 

“Titulli mbetet një mundësi ende e hapur për Atleticon, duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe pastaj në fund të shohim. Por, nuk jemi dorëzuar. Unë po kaloj një moment të mirë dhe po e shijoj. Skuadra është po ashtu mirë, po punon shumë. Në dy ndeshjet e fundit jemi rikthyer të mos pësojmë gola dhe për ne kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe që na ndihmon të luftojmë”, theksoi francezi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook