Polica ka njoftuar së ka ndodhur një grabitje e armatosur në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës.
Sipas policisë dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin në lokalin e tyre kanë hyrë dy persona të dyshuar të maskuar dhe armatosur duke i kanosur viktimat kanë arritur që me forcë t’ju marrin-grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë./tg/