fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Më maskë anti Covid dhe të armatosur ia marrin 2500 euro punëtorit të pompës së derivateve

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitje në një pompë të derivateve në Suharekë. Sipas Policisë dy persona të dyshuar më maska anticovid19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para, dhe më këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshimtit kanë arritur ti marrin para në vlerë 2500 euro.

Policia thotë se në lidhje me këtë ngjarje ata janë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Grabitje

Me datën 03 mars 2021 rreth ores 04:20 min., ne rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, ka ndodhur një rast grabitje në një pompë te derivateve, ku sipas deklaratës së viktimës dy persona të dyshuar më maska anticovid19 dhe me armë në dorë duke e kërcënuar viktimën i kanë kërkuar para, dhë më këtë rast sipas deklaratës së viktimës të dyshimtit kanë arritur ti marrin para në vlerë 2500 euro (dy mijë e pesëqind euro).

Të dyshimtit të panjohur për viktimen ishin larguar në drejtim të panjohur. Policia pas deklaratës së viktimës dhe informatave të mbledhura nga vendi i ngjarjes kishte filluar me një hetim prelimar duke mbledhur dëshmitë relevante nga vendi i ngjarjes.

Sektori i hetimeve në Suharekë duke punuar me profesionalizëm dhe duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes.

I dyshimti S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallzim penal për grabitje.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka qenë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar.

Policia është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër do të jetë para organeve të drejtësisë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook