fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Gola dhe fitore/ Dinamo “kërcënon” Tiranën, tifozët ëndërrojnë

Publikuar

Dinamo mundi me përmbysje Partizanin në ndeshjen e javës së 23-të të Superiores, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Skuadra e Dritan Mehmetit regjistroi suksesin e tretë radhazi.

Blutë e kryeqytetit kanë gjetur çelësin e suksesit, pasi kjo është hera e parë këtë edicion që marrin tri fitore radhazi.

“Nëndetësja” ka grumbulluar 12 nga 15 pikët e mundshme në pesë ndeshjet e fundit. Me 13 gola të shënuar. Dhe tani e sheh Tiranën e vendit të katërt vetëm tri  pikë larg.

Me Dinamon që ka dhe një ndeshje të prapambetur për të luajtur. Në një situatë të tillë, ekipi kryeqytetas ka nisur të pretendojë me të drejtë pjesëmarrjen në “Final 4”.

Lexoni edhe:

Deri në fund ka ende shumë javë, por nëse skuadra arrin që të ruajë ritmin pozitiv, atëherë Tirana, por dhe Partizani dhe Vllaznia mund të ndjejnë presionin e djemve të Mehmetit.

Të cilët pas nisjes shumë larg pritshmërive kanë bërë kthesën dhe tani duan të futen me çdo kusht në katërshen e parë. Për të tentuar më pas fitimin e titullit kampion.

Sfida e radhës është shumë e vështirë: në Laç kundër bardhezinjve të Mirel Josës. Skuadër që humbjen e fundit në kampionat e kanë regjistruar pikërisht ndaj Dinamos, në duelin e fazës së dytë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook