fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Gol, rekord dhe dëmtim! Zaire-Emery rikthehet në 2024

Publikuar

Shumë lojtarë po dëmtohen në ndeshjet me skuadrat kombëtare. Gavi i Barcelonës mbylli sezonin, Vinicius Junior do t’i mungojë rreth 3 muaj Realit të Madridit.

Ndërkohë që ka mbyllur këtë vit edhe Warren Zaire-Emery. 17-vjeçari i talentuar i PSG-së, shënoi në fitoren 14-0 kundër Gjibraltarit, duke u bërë shënuesi më i ri në historinë e “Gjelave”.

Lexo edhe:

Por, adoleshenti i kampionëve të Francës, pësoi një dëmtim në gju në suksesin e thellë kundër modestëve të Gjibraltarit.

Shtypi francez shkruan se mesfushori ka mbyllur vitin 2023, duke humbur në këtë mënyrë duelet e Ligue 1 dhe dy sfidat e Champions League kundër Newcastle dhe Borussia Dortmund.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook