fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Gol dhe asist në Serinë A, Ibrahimovic: Kam idhuj Ibrahimoviçin dhe Ronaldon

Publikuar

Arijon Ibrahimovic ‘rrëmbeu’ skenën në Serinë A, me një asist dhe një gol pasditen e të hënës në ndeshjen mes Frosinones së tij dhe Empolit, e cila u fitua me rezultatin 2-1 nga skuadra kryeqytetase.

Pas ndeshjes futbollisti me origjinë nga Prizreni, që luan me moshat e Gjermanisë, nuk e fshehu kënaqësinë, teksa rrëfeu emocionet në stadium dhe idhujt e tij.

Lexo edhe: 

“Ishte fantastike të dëgjoja stadiumin të thërriste emrin tim në kor. Humba dy topa, por sigurisht që nuk duhej të mendoja për ta. Më vjen shumë mirë që ndihmova skuadrën me një asist dhe një gol. Dua të shënoj shumë më tepër. Idhujt e mi janë Ibra dhe Cristiano Ronaldo”, deklaroi Ibrahimovic.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook