Lajme
GNK: Tri opsione për arritjen e kompromisit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Publikuar
2 vjet më parëmë

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK). Këtu përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi si dhe shkëmbimi i territoreve. Ky grup thotë se deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të zgjidhte të gjitha çështjet kryesore sa i përket pavarësisë së Kosovës, megjithatë, rruga është e “turbullt, por edhe e ngushtë”.
Në raportin e titulluar “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi” të publikuar të hënën, Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se pavarësisht se Kosova dhe Serbia, që nga viti 2006 bisedojnë – me disa ndërprerje – të dy vendet janë pajtuar në shumë çështje, por edhe kanë mospajtime për çështjen kryesore: Pavarësinë e Kosovës.
Autori kryesor i këtij raporti, Marko Prellec, tha për Radion Evropa e Lirë se duhen të bëhen ndryshime, që procesi i dialogut të ecë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, që sipas tij, duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë.
“Dua të theksoj dy gjëra, të cilat janë në raport: dialogu është i vdekur, nuk po lëviz dhe ndryshime të mëdha janë të nevojshme që ky proces të ecë drejt përfundimit me një marrëdhënie pozitive bazuar në njohje të ndërsjellë; dhe dy, kjo gjë nuk pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt dhe ne duhet të punojmë në përmirësimin e pozicionit të Kosovës, edhe nëse ka mungesë të ndonjë përparimi në dialog”, tha ai.
Sipas Prellec, duhet të qartësohet se dialogu nuk duhet të mjaftohet vetëm me njohje, pasi sipas tij, ky proces “duhet të ofrojë një kornizë për të dyja vendet që ta trajtojnë njëra-tjetrën pozitivisht ose të paktën të mos e bllokojnë njëra-tjetrën”.
Ai shton se Kosova duhet të ketë një qeveri e president të ri, por edhe një strategji negociuese, për bisedimet me Serbinë.
“Prishtina dhe Beogradi duhet ta njoftojnë publikun se cilat janë zgjidhjet reale; deri më tani shumica e njerëzve kanë dëgjuar se pala e tyre thjesht do të fitojë”, thotë Prellec.
Sipas raportit të Grupit Ndërkombëtar të krizave deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të arrihet nëse Prishtina dhe Beogradi zyrtar ndryshojnë qasjen.
“Kushtetuta e Serbisë kërkon që çdo marrëveshje që i jep pavarësinë Kosovës duhet të miratohet përmes një referendumi, por udhëheqësia politike nuk ka bërë asgjë që të përgatisë votuesit për kompromiset që duhen të bëhen që të arrihet marrëveshja. Kosova nuk ka kërkesa të tilla kushtetuese, por udhëheqësit e saj mund të vendosin që ta vënë në votim marrëveshjen për hir të legjitimitetit dhe në çdo rast do të duhej të përgatisnin publikun kosovar për koncesionet që duhen bërë për të arritur një gjë të tillë (marrëveshjen)”, thuhet në raport.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se nëse Serbia njeh pavarësinë Kosovës, atëherë kjo me gjasë mund të përfshijë një infuzion të ndihmës ndërkombëtare, autonomi më të madhe për serbët e Kosovës apo edhe shkëmbim territoresh – ose fuqizim të mbështetjes në kombinim me njërën nga këto dy opsione”. (REL)
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
