fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës?

Publikuar

Glauk Konjufca do të jetë i propozuari i LVV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ani pse një opsion që gjithashtu mund të ndodhë është edhe propozimi i tij si Ministër i Punëve të Jashtme, post ky që Konjufca e kishte mbajtur edhe më herët. Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë. Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e krye parlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit. Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Gazeta Express.

Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re që sipas të gjitha gjasave do të votohet javën tjetër, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht.  Se a mund të jetë e propozuara e LVV-së për krye parlamentare është pyetur sot edhe Arbërie Nagavci që në legjislaturën e kaluar kishte mbajtur pozitën e nënkryetares së Kuvendit. Ajo nuk e ka mohuar këtë, duke thënë se në LVV janë duke shqyrtuar pozicionet, e se ajo e të tjerët do të emërohen aty ku konsiderohet se kontribuojnë më shumë.

“Në Lëvizje jemi duke i shqyrtuar të gjitha pozicionet, nuk është se e kemi vendosur se kush do të jetë, unë do të jemi aty ku konsiderohet se mund të kontribuojmë më shumë. Ekipi i LVV-së do të jetë shumë profesionist me persona kompetentë në të gjitha pozitat”, ka thënë Nagavci./tg/