fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Gjykata e posaçme dënon Hajdarin, ish anëtar i Kolegjit të Apelimit

Publikuar

Në Shqipëri, ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Ardian Hajdari, u dënua të mërkurën nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, me 1 vit burgim të konvertuar me dy vjet shërbime prove. Ai u mor i pandehur dhe u vu nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, në Janar të vitit 2022, për “Fshehje të të ardhurave” si dhe “mosdeklarim apo fshehje të pasurisë”. Menjeherë më pas ai u pezullua nga detyra si anëtar i KPA-së.

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, është trupa, e cila jep vendimet përfundimtare për magjistratët që i nënshtrohen procesit të rivlerësimit dhe për nga hierarkia e institucioneve të Drejtësisë është në nivelin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e gjeti fajtor zotin Hajdari për të dyja akuzat. Në të paktën 4 raste, mes viteve 2012-2017 ai rezulton të mos ketë fshehur të ardhurat e tij, në deklaratat tatimore si dhe TVSH-në për periudhën 2014-216.

Hetimi ndaj zotit Hajdari kishte nisur pas një kallzimi të bërë nga tre ish magjistratë të rrëzuar në procesin e rivlerësimit. Sipas tyre, gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Kolegjit, zoti Hajdari kishte bërë deklarim të rremë të viteve të eksperiencës dhe ushtrimit të profesionit të avokatit, duke i rritur ato në mënyrë që të plotësonte kriteret e kërkuara.

Po ashtu, sipas kallzimit, ishin ngritur dyshime se ai kishte fshehur të ardhurat pasi në vitin 2017 nuk ka bërë deklarim tatimor, në një kohë që gjatë prezantimit në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPA-së, është shprehur se në atë vit kishte mbrojtur një numër të konsiderueshëm çështjesh.

Zoti Hajdari bëhet anëtari i dytë i KPA-së që dënohet, pas kolegut të tij Luan Daci i cili në dhetor të vitit 2021, ishte shkarkuar nga Kolegji, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë për falsifikim të dokumentacionit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook