fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Gjukanoviq thotë se Mali i Zi sot, është Kosova e viteve 90’ta

Publikuar

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq tha se Serbia “po punon me këmbëngulje në favor të dëmtimit të vendit tonë”.

Ai shtoi se fryma e urrejtjes drejt Malit të Zi dhe gjithçkaje malazeze është rritur, e cila është arsyeja pse sot marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

“Serbia po punon tepër fort në dëmin tonë. Nuk ka nevojë ta provoj, unë kam qenë akter në jetën politike për 30 vjet, ndoqa vitet 1990, planin Z-4 të ofruar për Kroacinë, planet e ofruara për Bosnjën, Rambujeja për Kosovën, të gjitha këto u refuzuan me arrogancë, vrazhdësi dhe nxitim”, tha Gjukanoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga rajoni në Forumin e Pestë të Gazetarëve, shkruan Telegrafi.

Ai tha sw e gjitha përfundoi në humbje serioze për Serbinë dhe për ata që ishin krijuesit e një politike të tillë në Serbi, dhe fatkeqësisht për të tjerët, kështu që nuk dyshoj se kjo politikë sot po realizohet ndaj Malit të Zi”, tha Gjukanoviq./tg/

 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021