fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Gjoshi, Kurtit: “Puno diçka”

Puno diçka. Shtrije autoritetin edhe në veri, e mos e paguaj rrymën për fabrikat e bitcoinit të Millan Radojqiqit e Zvonko Veselinoviqit

Publikuar

Betim Gjoshi nga  Partia Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se për  marrëveshjet mes Thaçit dhe NATO-s janë shqetësuar Serbia dhe deklaratat kundër bashkëpunimit Kosovë – NATO më shumë do t’i shkonin për shtati Aleksandër Vuqiqit dhe jo Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Puno diçka. Shtrije autoritetin edhe në veri, e mos e paguaj rrymën për fabrikat e bitcoinit të Millan Radojqiqit e Zvonko Veselinoviqit”, thuhet në postimin e Gjoshit në profilin e tij në Facebook

Postimi i plotë:

Zakonisht për marrëveshjet mes Thaçit dhe NATO-s janë shqetësuar Serbia dhe deklaratat kundër bashkëpunimit Kosovë – NATO më shumë do t’i shkonin për shtati Aleksandër Vuqiqit dhe jo Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Kryeministër, rrugën e ke të lehtë nëse don ta dërgosh FSK-në në veriun e Kosovës. Nuk ke nevojë të kërkosh leje nga NATO, por bëje qysh sot ose nesër.

Ti po i thua jo Ëashingtonit, e lërë më një zotimi të ish-Kryeministrit.

Mos u arsyeto. Mjaft u arsyetove.

Në zotimin e ish-Kryeministrit Thaçi askund nuk ndalohet angazhimi i FSK-së për të shtrirë autoritetin në atë pjesë të Republikës së Kosovës. Zotimi i ish-Kryeministrit Thaçi ka të bëjë vetëm me detyrat që në atë kohë kanë qenë përgjegjësi e FSK-së dhe që përmendën në këtë dokument.

Të tjerat që ti i thua janë broçkulla.

Ti veç arsyetohesh për mospunën tënde si disa nxënës që gjithmonë gjejnë diçka për t’u arsyetuar që nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë.

Mjaft u arsyetove!

Puno diçka. Shtrije autoritetin edhe në veri, e mos e paguaj rrymën për fabrikat e bitcoinit të Millan Radojqiqit e Zvonko Veselinoviqit.