Lajme
Gjoshi, Kurtit: Nuk ka me ik. Me zor ki me hi dhandërr.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Anëtari i PDK-së Betim Gjoshi e ka komentuar deklaratën e kreut të VV-së Albin Kurtit i cili pas takimit më Lajcakun tha se dialogu nuk është prioritet i parë e as i dytë i qeverisë pjesë e së cilës do të ishte Kurti.
Gjoshi është deklaruar se Kurti po e bën këtë për të gjetur justifikim për pazotësinë e tij që të përballet me temat të cilat për kaq vite i ka debatuar më së shumti.
“Tendenca e Albin Kurtit që të insistojë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i parë ose i dytë, është një përpjekje e tij për t’u tërhequr nga “betejat” e tij që ia ka premtuar njerëzve të këtij vendi”, ka shkruar Gjoshi.
Ky është postimi i plotë i Betim Gjoshit:
Tendenca e Albin Kurtit që të insistojë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i parë ose i dytë, është një përpjekje e tij për t’u tërhequr nga “betejat” e tij që ia ka premtuar njerëzve të këtij vendi.
Ai po e bën këtë për të gjetur justifikim për pazotësinë e tij që të përballet me temat të cilat për kaq vite i ka debatuar më së shumti.
Asgjë nuk e pengon atë që të jap maksimumin e tij për temat bash sipas renditjes së tij.
Nuk ka hiç rëndësi a është në dialogu numër një apo numër tre-katër.
Ai mundet që për temën e papunësisë të jap maksimumin. Edhe për drejtësinë. Edhe për dialogun.
Nuk ka nevojë që t’i shmanget problemeve dhe të mundohet të gjejë justifikime për temat që nuk ka kurrfarë zotësie të përballet.
Ai din vetëm të bërtas dhe t’i shajë të tjerët, por kurrë që të zgjidhë ndonjë problem. Nuk ka me ik. Me zor ki me hi dhandërr.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
