fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Gjermania kërkon heqjen e vetos në Bashkimin Evropian

Ky sistem do të thotë që një vend mund të përdorë veton e tij për të bllokuar, vonuar ose zbutur pozicionet evropiane

Publikuar

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) të shfuqizojë të drejtën e vetos që mbajnë anëtarët e Bashkimit. E gjithë kjo në mënyrë që BE-ja të mos jetë një “peng” në veprimet e saj.

“Ne nuk mund të jemi më peng i atyre që vënë veton në politikën e jashtme evropiane. Ata që e bëjnë këtë po luajnë, pak a shumë në planin afatgjatë, me kohezionin e Evropës”, tha Maas në një konferencë shtypi në Berlin.

“Prandaj e them hapur: vetoja duhet të zhduket, edhe nëse do të thotë se mund të mbivotohemi,” shpjegoi shefi diplomatik.

Sipas rregullave të BE, vendime të caktuara, të tilla si mbi taksat ose çështjet e politikës së jashtme, kërkojnë unanimitet midis vendeve anëtare.

Ky sistem do të thotë që një vend mund të përdorë veton e tij për të bllokuar, vonuar ose zbutur pozicionet evropiane, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv

“Meqenëse ne gjithmonë e kemi konsideruar solidaritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm si dy anët e së njëjtës medalje, ne tani, pas krizave të brendshme, duhet të bëjmë përparim të mëtejshëm në aftësinë e Evropës për të vepruar në çështjet e politikës së jashtme,” tha mes tjerash Maas.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021