Kosovë
Gjermania ka një njoftim të rëndësishëm për Kosovarët
Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në prag të pushimeve verore, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka njoftuar se Kosova më nuk është pjesë e listës së shteteve që Gjermania i konsideron me rrezik të lartë të infektimit me COVID-19. Kosova do të largohet nga kjo listë zyrtarisht më 13 qershor.
Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në web faqen zyrtare të MPJ’së së Gjermanisë.
“Ndryshimet e fundit: Lajmet (me efekt nga 13 qershor 2021, Kosova nuk është më një zonë rreziku, situata epidemiologjike)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.
“Përhapja e COVID-19 vazhdon të çojë në kufizime në trafikun ajror dhe udhëtimin ndërkombëtar dhe dëmtimin e jetës publike. Paralajmërimet lëshohen kundër udhëtimeve të panevojshme turistike në Kosovë deri më 12 qershor 2021. Udhëtimet e panevojshme turistike në Kosovë nuk rekomandohen me efekt nga 13 qershori 2021”, thuhet në njoftim, shkruan Express.
Tutje, ky institucion këshillon qytetarët që të përcjellin lajmet për të marrë informacionet e fundit, meqenëse situata mund të ndryshojë
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
