Lajme
Gjermania ia kujton Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka deklaruar se rregullimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian.
Ai është shprehur se marrëdhëniet e pazgjidhura mes dy shteteve fqinje kushtojnë shumë, për të dy palët.
Sipas Mass, mbi të gjitha ajo ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin.
“Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo do të thotë se njerëzve duhet t’u shpjegohet përfitimi, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë”, ka thënë Mass.
I pyetur nëse Ballkani ende paraqet një rrezik të mundshëm për BE-në, duke pasur parasysh historinë e konflikteve të viteve ’90-ta, Mass ka deklaruar se “për fat të mirë, koha e konflikteve të përgjakshme të viteve nëntëdhjetë ka kaluar”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
