fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Gjermania i nënshtrohet presionit amerikan, rrit shpenzimet ushtarake

Publikuar

Sipas një raporti, qeveria gjermane e ka njoftuar NATO-n se shpenzimet e mbrojtjes për këtë vit arrijnë shumën rreth 53 miliardë euro.

Siç raporton më tej agjencia gjermane e shtypit, dpa, kjo është një kuotë e re maksimale dhe një rritje prej 3.2 për qind në krahasim me vitin 2020. SHBA po bën presion për një ndarje të drejtë të barrës brenda aleancës së mbrojtjes transatlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kohët e fundit e kishte bërë të qartë disa herë se ai priste presion edhe nga Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden për këtë çështje.

Në telefonatën e parë me Presidentin e ri amerikan Biden, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të luajtur një rol më të madh në fushën e sigurisë.

Në samitin e NATO-s në vitin 2014 në Uells, aleatët riafirmuan objektivin e tyre për të shpenzuar dy për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto përkatës për mbrojtjen.

Në Gjermani, shpenzimet për mbrojtjen u rritën kohët e fundit vetëm në 1.6 për qind, por edhe për shkak të rënies së prodhimit ekonomik si rezultat i pandemisë së Covid-19.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021