Lajme
Gjermania dhe Franca i kërkojnë Kurtit dhe Osmanit formimin e shpejt të institucioneve

Publikuar
2 vjet më parëmë

Gjermania dhe Franca bënë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit, sapo të finalizohen rezultatet e zgjedhjeve.
Në një postim në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha po ashtu se dy vendet “i urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin zgjedhor”.
Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.
Vjosa Osmani ka qenë kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente.
Rezultatet janë ende preliminare, pasi kanë mbetur pa u numëruar votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Kosova është me ushtruese të detyrës së presidentit, zonjën Osmani, qysh në nëntor, kur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.
Javën e kaluar, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë “shpejt dhe me efikasitet”. /tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
