fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Gjendet i pajetë një 35-vjeçar në Prishtinë

Publikuar

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në Prishtinë. Mediat bëjnë me dije se viktima është identifikuar me inicialet K.G në lagjen Kalabria.

Njoftimi:

Rreth orës 11:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në lagjen Kalabria në Prishtinë. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021