Lajme
Gjenden 220 kg kanabis brenda kamionit

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një sasi prej 220 kg kanabis e ndarë në 224 pako është kapur në një kamion në Podgorice që vinte nga Shqipëria. Në dokumentet e pikës doganore kamioni ishte regjistruar për transport të fruta perimeve, konkretisht lakra. Kamioni i përkiste një kompanie të quajtur fruta-perime “Bugarin” me seli në Podgoricë.
Shoferi i kamionit është larguar me vrap në momentin që nga ana e policisë i është komunikuar se do të kontrollohej, njofton Euronews Albania. Sipas informacioneve shoferi nuk rezulton të jetë shqiptar. Ndërkohë, sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim, pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë në vendin tonë.
Autoritetet shqiptare do të verifikojnë edhe të dhëna tjera për itinerarin e kamionit, megjithëse deri më tani për arsye hetimore nuk bëhen të ditura. Kjo është ngarkesa e dytë, brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh. Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka një rezultat pasi është ende herët./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
