fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ja ku po qëndron Kadri Veseli

Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

Publikuar

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Ai ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, Veseli nën përcjelljen e EULEX-it është parë duke dalë nga aty për të qarkulluar tutje dhe që destinacion  mund të jetë Mitrovica, për vizitë te babai, që është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021