fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Gjashtë muajt e ardhshëm, jetikë”, klubi historik i Bundesligës drejt zhdukjes

Publikuar

“Veltins-Arena” është gjithmonë e mbushur me tifozët e klubit të dytë më të madh në Gjermani. Megjithatë, kriza sportive dhe ekonomike e ka rrënuar.

Fillimisht u larguan lojtarë të talentuar si Sané, Meyer, Goretzka, Kehrer, Matip… Më pas, dorëheqja e Clemens Tönnies – president që nga viti 2001 – për shkak të skandalit me kushtet e punonjësve në një nga kompanitë e tij të mishit, në të cilën kishte një shpërthim masiv të Koronavirusit, përkeqësoi problemet e një klubi që po largohej nga Europa.

U larguan emra të tjerë si Nübel, Kabak, McKennie… dhe skuadra u rrëzua. Nënkampionët e sezonit 2018-19, në 2020-21 ranë në Bundesligën 2 katër ndeshje para fundit.

Edhe pse u rikthyen në Bundesligë një sezon më vonë, prania e tyre në elitë zgjati vetëm një vit dhe u rrëzuan sërish në Bundesligën 2.

Schalke ka ardhur vetëm duke u dobësuar, ndërsa borxhet vetëm janë rritur. Situata është shumë e rëndë. “Minatorët” janë të pesëmbëdhjetët, me aq pikë sa kanë grumbulluar Hansa Rostock dhe Eintracht Braunschweig, të dyja në zonën e kuqe (njëra në play-off dhe tjetra në rënie direkte).

Lexo edhe:

Sipas “Sky”, nëse Schalke do të bjerë nga Bundesliga 2, do të zhduken! Borxhet e klubit (afër 165 milionë euro) do të pamundësonin marrjen e licencës për të garuar në Kategorinë e Tretë. Historia 119-vjeçare do të fshihej me një të rënë të lapsit.

Ata do të duhet ta rifillojnë nga futbolli amator. Një goditje për një klub që ka pasur gjashtë trajnerë që nga zbritja e tij e parë në vitin 2021 dhe që shpreson të rikthehet me Matthias Tillmann si CEO.

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë jetikë”, tha trajneri Karel Geraerts. Një dramë e vërtetë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook