fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Giroud: Me Piolin kemi marrëdhënie të shkëlqyer, reagova keq sepse u zhgënjeva nga skuadra!

Publikuar

Autori i të dy golave për Milanin në barazimin 2-2 ndaj Napolit, Olivier Giroud ka theksuar pas këtij takimi se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të “Djallit” dhe trajnerit Stefano Pioli.

Në prononcimin për mediet sulmuesi francez theksoi se mes tyre ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer.

Lexo edhe:

“Nuk ka probleme mes nesh dhe trajnerit. Ka një marrëdhënie të shkëlqyer, unë isha thjesht i frustruar. Marrëdhëniet mes trajnerit dhe ekipit janë të shkëlqyera dhe kështu do të jetë deri në fund. Jemi thjesht të zhgënjyer dhe donim të fitonim“-theksoi Giroud.

Më tej ai shtoi se ishte thjesht i zhgënjyer me qëndrimin e skuadrës pas golit të Politanos.

“Pas golit të pare që pësuam Napoli fitoi besim ndërsa ne nuk bëmë asgjë. Jam i zhgënjyer!”-theksoi Giroud.

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook