fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Gërvalla dhe Kosnett flasin për politiken e jashtme të Kosovës

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, drejtuesja e diplomacisë kosovare ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtjesore, të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë

Publikuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikur edhe në të kaluarën do të vazhdojnë të jenë partner strategjik, i pazëvendësueshëm i Kosovës në politikën e jashtme, jo vetëm në bashkërendimin e politikave në raport me vendet e tjera, por edhe në mbrojtën e interesave të Republikës së Kosovës.

Kështu ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takimit që pati me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Philip Kosnett. Gervalla dhe Kosnett diskutuan tema të ndryshme, në veçanti ato që kanë të bëjnë me zhvillimet në vend, raportet ndër fqinjësorë, si dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy popujve miq.

“Kontributi i Shteteve të Bashkuara në raport me Republikën e Kosovës është vështirë i përshkueshëm me pak fjalë, ngase përkrahja amerikane për lirinë tonë ka filluar përpara shumë dekadash. Një Kosovë e fortë, demokratike, ku zbatohet ligji dhe respektohen të drejtat dhe liritë e secilit qytetar, një Kosovë me mirëqenie dhe e integruar në BE dhe NATO, është interes i yni i përbashkët”, tha Gërvalla.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale me pandeminë, si dhe nevoja urgjente për rimëkëmbje ekonomike dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, drejtuesja e diplomacisë kosovare ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtjesore, të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në rajon, fqinjësi të mirë dhe prosperitet për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021