Lajme
Gazi në Kuvend, ministrja e Drejtësisë dhe 3 të akuzuarit e tjerë deklarohen të pafajshëm
Katër të akuzuarit për futjen e bombolave të gazit në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2016, ish-deputetja dhe tani ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetja, Donika Kada-Bujupi, Besa Baftiu dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale që ata akuzohen

Publikuar
2 vjet më parëmë

Katër të akuzuarit për futjen e bombolave të gazit në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2016, ish-deputetja dhe tani ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetja, Donika Kada-Bujupi, Besa Baftiu dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale që ata akuzohen.
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që në 2016-tën ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, para trupit gjykues tha se qëllimi i tyre nuk ka qenë kriminal, por për të mbrojtur Kosovë nga cenimi i territorit.
“Qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal sepse në një proces gjyqësor është i rëndësishëm edhe qëllimi ka qenë të mbrojmë Kosovën nga cenimi i territorit sikur ne mos t’i bënim ato veprime , atëherë do t’i i vuanim pasojat e tyre. Ne jemi krenar për ato veprime dhe nuk ndjehemi fajtor”, tha Haxhiu.
Ndërsa ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj Bujupi nuk i mohoi veprimet e saja, duke shtuar edhe se nuk ndjehet fajtore për ato veprime.
Edhe ish-deputetja Besa Baftiu tha se veprimet kanë qenë politikë dhe në mbrojtje të territorit të Kosovës. Megjithëkëtë ajo deklaroi se ndjehet e pafajshme.
“Kanë qenë veprimet politike e ndjej vetën të pafajshme. Ka qenë veprim politik i domosdoshëm puna e deputetit është me mbrojtur territorin e Kosovës”, u deklarua Baftiu.
Ndërkohë seanca e radhës pritet të zhvillohet më 18 maj në orën 13:15, e cila do të drejtohet nga gjyqtarja Fatime Dermaku.
Në akuzën e prokurorisë thuhet të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj – Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-ës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
