fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Gati gjysme milioni € të konfiskuara, në aksionin e policisë në MBP

Publikuar

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, që u zhvillua në disa lokacione njëkohësisht, janë arrestuar 12 persona dhe është konfiskuar një sasi e madhe e të hollave.

Lumezi ka thënë se 10 nga të arrestuarit janë persona zyrtarë të cilët dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Ai ka treguar se përpos të hollave në këtë aksion janë konfiskuar edhe vetura, kompjuterë, llaptopë dhe telefona që do të shërbejnë si prova.

“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 12 persona, 10 prej tyre janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët i kanë ndihmuar personave zyrtarëve në forma të ndryshme. Të njëjtit dyshohen për disa vepra penale si “keqpërdorim të subvencioneve”, “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “marrje dhe dhënie të ryshfetit”. Kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, kompjuterë, llaptopë dhe telefona të cilët do të na shërbejnë në procedurën e mëvonshme për të pasë një aktakuzë apo eventualisht gjykim të suksesshëm”, shkruan Klan Kosova.

Drejtori i Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, ka konfirmuar se janë konfiskuar 400 mijë euro të cilat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve të cilat janë bastisur gjatë ditës së sotme.

“Sot gjatë ditës janë konfiskuar rreth 400 mijë euro. Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve. Të njëjtat dyshohet se janë përdorur për veprën penale “marrje dhe dhënie ryshfeti””./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021