fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Gashi: Vjosa e ka përkrah rrezimin e Qeverisë Kurti

Publikuar

Kandidati për deputet nga radhet e LDK-së ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë e mendimit që duhet të rrëzohet Qeveria

“Zonja Osmani ka qenë e mendimit që duhet të rrëzohet Qeveria por të presim edhe pak për shkak të pandemisë, dhe përkrahëse se ka thënë se është e papranueshme që të shkarkohet nënkryetari i LDK-së dhe të kërcënohen raportet me SHBA-të”, tha ai.

E biseduam situatën, pasi që u shkarkua z.Veliu. Janë dy opsione të tërhiqemi ne nga Qeveria, ta mbanë qeverinë z.Kurti ta shohin populli se po rrezikohet Kosova se ai e ka marrë shumicën, e ka një deputet më shumë se na le te merr përgjegjësinë.

Opsioni i dytë edhe pse është jo popullore, në kohë të pandemisë është shumë e vështirë me shpjegu te njerëzit. Shumë gjana nuk mund të thuhen në këtë kohë dhe duke e rrëzu Qeverinë të marrim dëmin elektoral për LDK-në”, ka thënë ai.

Megjithatë, në fund ishte vendosur që të rrëzohet Qeveria.

“Ka pas përkrahje të dyja opsioneve, në fund kemi dal me opsionin që duhet të marrim përsipër koston si LDK”, ka thënë Gashi mbrëmë në Kanal 10, shkruan Insajderi.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021