fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Gashi: LDK nuk ia bën kuorumin Kurtit për zgjedhjen e presidentit

“Ne kemi kërkuar nga z.Kurti dhe Kuvendi të tërhiqet Ligji i propozuar dhe akoma nuk kemi tërheqje të ligjit, po ashtu kërkesa nuk është për teke personale por se kemi një situatë të tentimit të përmbysjes së rendit Kushtetues të Kosovës”, ka thënë Gashi

Publikuar

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit se LDK nuk do të bëjë kuorumin për zgjedhjen e presidentit, nëse kreu i VV Albin Kurti, vazhdon sic ka thënë ai të mos e tërheq vendimin akrobatik, që sipas tij është kërcënim dhe shantazh ndaj opozitës duke propozuar Ligjin për Zgjedhje dhe duke kërcënuar me zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ne kemi kërkuar nga z.Kurti dhe Kuvendi të tërhiqet Ligji i propozuar dhe akoma nuk kemi tërheqje të ligjit, po ashtu kërkesa nuk është për teke personale por se kemi një situatë të tentimit të përmbysjes së rendit Kushtetues të Kosovës”, ka thënë Gashi

Për herë të parë në Kosovë, sipas Gashit, një shumicë parlamentare po tenton të ndryshojë rregullat e lojës, ne jemi për ndryshimin dhe reformën zgjedhore, ne jemi të përfshihen të gjitha rekomandimet që kanë dalur nga KQZ-ja dhe ndërkombëtarët, jemi për reformë substanciale zgjedhore, jemi që ambasadave dhe konsulatave t’u mundësohet organizimi i zgjedhjeve por nuk jemi që në mënyrë arbitrare në ora 21:00 të caktohet që të nesërmen në ora 11:00 të mblidhen komisionet në mënyrë të imponuar dhe të votohen ligjet.

“Duhet automatikisht të tërhiqet nga propozuesit ky projektligj dhe të kemi reformë zgjedhore substanciale. Po ashtu në kërkesën të cilën e kanë dërguar për seancë të jashtëzakonshme, ne e kemi vërejtur se ka ndërhyrje në listën nënshkruese tek deputetët që janë nënshkruar si përkrahës të njërit nga kandidatët dhe kjo duhet të shihet sepse kemi moment kur janë shlyer 3 emra dhe janë shtuar 3 emra”, ka thënë Gashi, duke shtuar se pa u zgjidhur këto probleme ne nuk marrin pjesë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook