Lajme
Gashi: LDK ka vendim politik, mendimi i deputetëve është çështje individuale
Përveç, qëndrimit zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tash për tash, ende nuk dihet nëse të gjithë deputetët e kësaj partie, që janë 15 në kuvend, do të marrin pjesë në procesin e votimit.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kësaj jave ka bërë të ditur qëndrimin politik se deputetët e saj do të qëndrojnë në sallë gjatë seancës së kuvendit për zgjedhjen e presidentit si dhe do të votojnë. Këtë e ka rikonfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. Megjithatë, sipas tij, ky është vetëm qëndrimi politik i partisë së tij.
“Politikisht, ne kemi marrë qëndrim që të marrim pjesë në seancë dhe të marrim pjesë në votim. Pastaj, se a do të ketë ndonjë deputetë që ka mendim ndryshe, është çështje individuale. Por, vendimi politik i LDK-së është që ne të marrim pjesë në proces”, ka theksuar Gashi, për Evropën e Lirë.
Përveç, qëndrimit zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tash për tash, ende nuk dihet nëse të gjithë deputetët e kësaj partie, që janë 15 në kuvend, do të marrin pjesë në procesin e votimit.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar që të bisedojë me deputetët e LDK-së, Agim Veliun dhe Driton Selmanajn, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
