fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

Gashi jep dorëheqje nga të gjitha strukturat e AAK

Publikuar

Kryetari i Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësit e tij brenda strukturës  së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, ndërsa do të vazhdojë angazhimin e tij si kryetar i Komunës së Obiliqit.

Gashi, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se dorëheqja e tij vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes se nëntë asambleistëve të Kuvendit Komunal, kryesisë së degës, forumit rinor dhe nga 21 nëndegë, 20 prej tyre iu kanë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe shumë aktivistë me të cilët rrugëtuan së bashku.

Ai ka thënë se doerhëja vjen edhe si pasojë e “mos realizimit të premtimeve të nivelit qendror për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin e në veçanti në aspektin e çështjes së punësimit të qytetarëve të Obiliqit,një kërkesë kjo e kahmotshme e banorëve si dhe duke patur për bazë që edhe nevojat e KEK-ut janë të domosdoshme, pavarësisht angazhimit tim të pandalshëm që kjo çështje të realizohet asnjëherë nuk është krijuar një zgjidhje për këtë problem, si dhe, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të qytetarëve të Obiliqit që angazhimin  tim politikë ta vazhdojë si kryetar i pavarur, shkruan Telegrafi. Pra, gjithmonë para çdo lloj interesi apo bindjeje në plan të parë kam qytetarin e Obiliqit, andaj për mua besimi i qytetarit është vlerë e shenjtë e cila po dëshmohet përmes vullnetit të përbashkët për të ndërtuar qytetin e Obiliqit”.

Deklarata e plotë e dorëheqjes së Gashit:

“Të nderuar bashkëpunëtorë, kolegë, familjarë e miq,

Të nderuar bashkëqytetarë,

Po bëhen më shumë se 15 vite prej kur jam aktiv në jetën publike dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës, ndërsa që nga viti 2013 një ekip i tërë profesionistësh nisëm rrugëtimin politikë për qeverisje në nivel lokal, për këto shtatë vite e gjysmë bashkarisht kemi dëshmuar përkushtim dhe angazhim të sinqertë në realizimin e projekteve të shumta që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e mirëqenies së qytetarëve të Obiliqit. Me vëmendje të plotë kam përcjellur të gjitha zhvillimet e fundit politike, veçmas zhvillimet që po ndodhin brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, andaj si rrjedhojë e këtyre situatave ndjej obligim moral por edhe njërezor të ju njoftoj se kam marrë këtë vendim:

-Jap dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësit e mija brenda strukturës  së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, ndërsa do të vazhdojë angazhimin tim si kryetar i komunës së Obiliqit.

Kjo dorëheqje vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes se nëntë asambleistëve të Kuvendit Komunal, kryesisë së degës, forumit rinor dhe nga 21 nëndegë, 20 prej tyre ju kanë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe shumë aktivistë me të cilët rrugëtuam së bashku. Mos-realizimit të premtimeve të nivelit qendror për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin e në veçanti në aspektin e çështjes së punësimit të qytetarëve të Obiliqit,një kërkesë kjo e kahmotshme e banorëve si dhe duke patur për bazë që edhe nevojat e KEK-ut janë të domosdoshme, pavarësisht angazhimit tim të pandalshëm që kjo çështje të realizohet asnjëherë nuk është krijuar një zgjidhje për këtë problem, si dhe, si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të qytetarëve të Obiliqit që angazhimin  tim politikë ta vazhdojë si kryetar i pavarur. Pra, gjithmonë para çdo lloj interesi apo bindjeje në plan të parë kam qytetarin e Obiliqit, andaj për mua besimi i qytetarit është vlerë e shenjtë e cila po dëshmohet përmes vullnetit të përbashkët për të ndërtuar qytetin e Obiliqit.

Përgjatë këtyre shtatë vite e gjysëm, kemi jetësuar projekte madhore:

– Obiliqin e bëmë me ligj, i cili e trajton si zonë të veçantë duke krijuar mundësi të reja në realizimin e projekteve të shumta në secilin sektor.

-Ofruam transparencë për të gjithë qytetarët e Obiliqit, pa dallim bindjeje apo ideje, race apo etnie, rritjen e efikasitetit të shërbimeve të qytetarëve duke ndërtuar objektin e ri të komunës, objektin e zyrës së gjendjes civile dhe objektin e arkives.