Kosovë
Gashi: Bogujevci po keqpërdoret nga VV-ja për përfitim politik
Dyshimet shkojnë drejt asaj se kryesuesja e seancës po keqpërdoret nga LVV-ja me qëllim të viktimizimit të saj për përfitim politik.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media para gazetarëve ka folur për përplasjet që kanë ndodhur në seancën e sotme. Gashi tha se sot në Kuvend janë parë veprime të dhunshme.
“Sot pamë veprime të dhunshme dhe dhunë nga ulësja e kryetarit të parlamentit, dhunë verbale dhe dhunë në kuptimin e pamundësimit të marrjes fjalës. Si kryetar i grupit parlamentar kam prit më shumë se 1 orë, në momentin që e kam marrë fjalën ma kanë ndërpre”, tha ai.
Deputeti i LDK-së tha se këto janë veprime që po bëhen ose qëllimisht apo nga mungesa e njohurive, raporton Express. “Kemi veprime a të qëllimshme a nga mungesa e njohurive nuk e di, por dyshimet shkojnë drejt asaj se kryesuesja e seancës po keqpërdoret nga LVV-ja me qëllim të viktimizimit të saj për përfitim politik”, tha ai.
“Kjo është e papranueshme, tregon që sa herë ulësja përdoret në mënyrë të njëanshme prodhon konflikt në Kuvend. Unë kam tentuar të flas për procedurë por më kanë ndëpre fjalën, kam kërkuar mocion procedural, kur kërkohet nga kryetari i grupit parlamentar, seanca ndërprehet se i jepet fjala. Ne u detyruam që të braktisim sallën. Vendi po shkon drejt tensioneve, si rezultat i mos menaxhimit”, tha Gashi.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
