fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Futsall/ Kosova barazon në miqësoren e dytë me Letoninë

Publikuar

10 shkurt, 2024 – Pas fitores në ndeshjen e parë, Kombëtarja e Kosovës në futsall u nda baras me rezultat 3-3 ndaj Letonisë, në miqësoren e dytë.

Dardanët treguan më shumë në pjesën e parë duke e mbyllur me epërsi prej 1-0 më golin e shënuar nga Mërgim Dervishaj.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova shënoi edhe dy herë të tjera me Melos Kelmendin dhe Drilon Maxharrajn për ta dërguar rezultatin në 3-0.

Pas këtij rezultati, përzgjedhësi Agron Ramadani iu dha më shumë minuta të gjithë lojtarëve që ishin grumbulluar për këto dy miqësore.

Miks Babris shënoi për 3-1, ku ky rezultat ishte deri 35 sekonda pa u mbyllur ndeshja.

Një gabim i portierit tonë bëri që rezultati të afrohej në 3-2, ku Germans Matjusenko shënoi nga afër.

Kur kishin mbetur edhe pak sekonda, pas disa gabimesh të lojtarëve tanë, Andrejs Baklanovs shënoi për 3-3.

Edhe përkundër këtij barazimi, në dy ndeshjet e zhvilluara , Kosova tregoi se është më e mirë se Letonia dhe se futsalli dita e ditës po dëshmon ngritjen.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook