Lajme
Fushata është karakterizuar më gjuhë të urrejtjes, thotë DnV

Publikuar
2 vjet më parëmë

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) tha se gjatë monitorimit të fushatës zgjedhore, që mbaroi më 12 shkurt, kanë vërejtur se partitë politike kanë bërë shkelje, sa i përket masave kundër koronavirusit.
Në një konferencë për media të mbajtur të shtunën, Veton Mujaj nga DnV tha se gjatë fushatës ka qenë një atmosferë përgjithësisht e qetë, me shumë aktivitete të mbajtura nga subjektet politike, që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, shkruan Evropa e Lirë.
“Në shumicën e këtyre aktiviteteve që kanë realizuar subjektet politike, mosrespektimi i masave për COVID-19 ka qenë shumë evident. Këto aktivitete janë shoqëruar me grumbullime të mëdha të qytetarëve në tubimet publike, duke mos respektuar rregullat për distancë sociale dhe mbajtjen e maskave në mënyrë të duhur”, tha Mujaj.
“Po ashtu, elemente të gjuhës së urrejtjes në baza politike nuk kanë munguar në aktivitete zgjedhore”, shtoi ai.
Sa i përket mbarëvajtjes së fushatës në komunat e banuara me shumicë serbe, Dushan Radakoviq nga DnV, tha se fushata u zhvillua në mënyrë paqësore, pa ndonjë incident. Ai tha se në tubimet e mbajtura nga subjektet politike, është respektuar masa, që në to të mos marrin pjesë mbi 50 persona.
.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
