fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s

Në po të njëjtën kohë, një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare ‘Skuadra më e mirë 2021’.

Publikuar

Një kontingjent i FSK-së po merr pjesë  në Stërvitjen Qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene për vitin 2021, “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), duke iu bashkangjitur kështu kolegëve të tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në njoftimin për media thuhet se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Republikën e Sllovenisë.

“Gjithashtu, kjo stërvitje synon për të integruar edhe mekanizmat e sigurisë sllovene me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, si vendi ynë,  të rëndësishme në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

Në po të njëjtën kohë, një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, merr pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare ‘Skuadra më e mirë 2021’.

Në këtë garë konfirmohen shkathtësitë e pjesëtarëve të FSK-së dhe promovohet  bashkëpunimi ndërkombëtar i korpusit të nënoficerëve tanë në ndërveprim me kolegët sllovenë dhe kolegët tjerë nga vendet anëtare dhe partnere të  NATO-s”, thuhet në njoftim.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021