Lajme
FSK i del në ndihmë Prishtinës
“Dy familje janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shpresojmë se pas intervenimeve që po bëjnë ekipet e komunës, ato familje të kthehen në shtëpi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka deklaruar se pas reshjeve të fundit të shiut, kishte vërshime në katër lagje në kryeqytet, si dhe në fshatin Zllatar.
Selimi ka thënë se në fshatin Zllatar, ka amvisni familjare që janë të dëmtuara jashtëzakonisht shumë.
“Dy familje janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shpresojmë se pas intervenimeve që po bëjnë ekipet e komunës, ato familje të kthehen në shtëpi”, tha ai në Radio Dukagjini.
Sipas tij, dëme nga vërshimet kishte edhe në shesh, konkretisht tek shtëpizat të cilat janë vendosur në pritje të bashkatdhetarëve. Ai shtoi se pothuajse të gjitha shtëpizat janë të shkatërruara.
“Iu garantojmë se nga nesër do të jenë të gatshme për qytetarët tonë”, tha ai, duke shtuar se ekipet e komunës dhe në përkrahje të FSK-së, janë në terren për t’i dal në ndihmë qytetarëve dhe për të sanuar dëmet.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
