fbpx
Lidhu me Ne!

Botë

Franca paralajmëron për pasoja ekonomike

Publikuar

Ministri i Francës për Evropën, Clement Beaune i quajti ashpërsimin e kontrolleve të kufirit në Gjermaninë e Jugut “një vendim të ashpër”. Ai mendon se kjo ka pasoja negative edhe për autoritetet gjermane. “Ka pasoja shumë negative. Sa herë që flitet për mbylljen e kufijve në zemër të Evropës, kjo ndikon në ekonomi.” Prishet rrjedha e trafikut, ndërlikohet jeta e udhëtarëve. Franca nuk dëshiron kufij të mbyllur me Gjermaninë, veçanërisht jo për shoferët e kamionëve që shpërndajnë ilaçe.

Hans nuk përjashton kontrolle më të rrepta

Kryeministri i Landit të Zarës, Tobias Hans nuk e përjashtoi që mund të ketë pasoja të dhimbshme edhe për Francën. “Në varësi të mënyrës se si po përhapen tani këto variante midis fqinjëve tanë, ne nuk mund të përjashtojmë kontrolle më të rrepta mbi njerëzit që lëvizin përtej kufirit,” tha politikani i CDU në një deklaratë të qeverisë në Saarbrücken. Në të njëjtën kohë, ai premtoi një koordinim të ngushtë me vendet fqinje.

Francën aktualisht e shqetëson departamentin Moselle në kufi me Gjermaninë, ku javën e kaluar u zbuluan zyrtarisht çdo ditë 100 infektime të reja me mutacionin e virusit të Afrikës së Jugut. Ende nuk është vendosur nëse aty do të bëhet një mbyllje. Ka vetëm një ndalim liri-daljeje, si në të gjithë Francën.