fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Franca i kërkon Kosovës ta reformoj procesin zgjedhor

Publikuar

Ambasadorja e Frances në Kosovë, Marie-Christine Butel duke folur për zgjedhjet e 14 shkurtit ka theksuar se pavarësisht kohës së shkurtër për përgatitjen e tyre, kushtet e vështira të motit dhe kufizimet lidhur me krizën shëndetësore, zgjedhjet ishin të qeta më 14 shkurt.

“Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e madhe. Dalja në zgjedhje ishte më e madhe sesa në vitin 2019. Kjo është një shenjë e një vitaliteti të madh dhe pjekurisë demokratike me të cilën Kosova dhe populli kosovar mund të jenë krenarë.

Më e rëndësishmja është se votuesit kanë mundur të shprehin lirisht vullnetin e tyre më 14 shkurt dhe se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve përfaqëson shprehjen e zgjedhjes së tyre të lirë dhe dëshirën e tyre për të ardhmen”.

Butel ka pohuar se shpresojnë që do të ketë ndryshime në reformën zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme në vend.

“Kjo nuk do të thotë që këto zgjedhje kanë shkuar pa probleme. Në zgjedhjet e mëparshme, misionet vëzhguese të Bashkimit Evropian vunë re disa vështirësi dhe bënë rekomandime të cilat janë ende aktuale.

Nê mesin e këtyre vështirësive është edhe besueshmëria e listës zgjedhore, kompleksiteti i votimit me postë për kosovarët që jetojnë jashtë, procedura e votimit me kusht, koha tepër e gjatë e nevojshme për numërimin e votave me kusht dhe me postë, dhe çertifikimi i rezultateve përfundimtare… ”

“Duhet shpresuar që ndryshimet, që ndoshta përfshijnë reformën e ligjit zgjedhor, do të mund të realizohen para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme, për t’i dhënë përgjigje problemeve të ndryshme që dobësojnë aktualisht procesin zgjedhor”, ka thënë Butel.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021