fbpx
Lidhu me Ne!

Kuriozitete

FOTO/ Brenda bunkerit super luksoz ku do fshihen të pasurit në rast apokalipsi

Nëse vërtetë ndodh një luftë e tillë, njerëzit brenda godinës do të duhet të presin pesë vite pas shpërthimit të bombës për të dalë jashtë.

Publikuar

Një bunker super luksoz për t’i shpëtuar apokalipsit. Me 14 kate nën tokë, struktura është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, rreth 450 kilometra larg Kansas City.

Me një çmim prej 1,5 milionë dollarësh mund të blesh një apartament (gjysmë kati), por ka edhe kosto të tjera prej 2500 $ në muaj për mirëmbajtjen.

Kompleksi gjithashtu ka një pishinë, sauna, kinema, poligon qitjeje, bar, shërbim shëndetësor dhe madje një shkollë për fëmijët që nuk duan të humbin mësimin.

Bunkeri prej betoni në fakt u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, në fund të viteve 1940, por përgjatë viteve është përmirësuar nga frika e një lufte bërthamore të mundshme mes fuqive të mëdha.

Sot, struktura mund t’i mbijetojë një bombë bërthamore me fuqi 12 kiloton që mund të shpërthejë 1 kilometër larg. Godina ka disa burime energjie, përfshi edhe turbina ere të montuara në sipërfaqe.

Nëse vërtetë ndodh një luftë e tillë, njerëzit brenda godinës do të duhet të presin pesë vite pas shpërthimit të bombës për të dalë jashtë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021