Lajme
Flet deshmitari i masakres së Mitrovicës

Publikuar
2 vjet më parëmë

“Në kujtesë e kam të ngulitur momentin e shpërthimit të predhës, ku unë isha në një distancë 30-40 metra. Britmat e qytetarëve pas eksplodimit do të mbeten çdo herë në kujtesën time”.
Kjo është vetëm një pjesë e rrefimit të Faton Pecit, të deshmitarit të masakres se Mitrovicës, e njohur si masakra e tregut.
Rrefimi i plotë i Pecit:
Peci, që aktualisht është këshilltar i presidentes në detyrë Vjosa Osmani në një shkrim në faqen e tij në Facebook, ka rrefyer tmerrin që ka pa atë ditë në tregun e Mitrovicës.
Sot 22 vite më parë, për koiçidencë e shtunë, ditë tregu në Mitrovicë, isha dëshmitar i masakres që u realizua përmes një predhe në tregun e qytetit.

Faton Peci
Në kujtesë e kam të ngulitur momentin e shpërthimit të predhës, ku unë isha në një distancë 30-40 metra. Britmat e qytetarëve pas eksplodimit do të mbeten çdo herë në kujtesën time.
Edhe pse vetëm 16 vjeçar për mua indikative kanë qenë 2 elemente që janë tregues që masakra ishte rralizuar nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit:
1. Policia nuk ishte prezent tek udhëkryqi i tregut, ku si rëndom qëndronin;
2. Helikopteri për pak sekonda është ngritur nga kazerma ushtarake në lagjen Bair, pas eksplodimit.
Kosova e pagoi cmimin e madh të lirisë, duke derdhur gjakun edhe të qytetarëve civil të pafajshëm.
I perjetshëm kujtimi për të rënët!

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
