fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Flamurtari u besohet dy emrave historikë para sfidës vendimtare me AF Elbasanin

Publikuar

Flamurtari në duart e dy emrave të shquar të futbollit vlonjat: Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj. Klubi bregdetar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale ka njoftuar këtë zhvillim të ri në stol, vetëm pak ditë para ndeshjes me AF Elbasanin, që konsiderohet vendimtare për objektivin final: ngjitjen direkt në Superiore.

Lexo edhe:

Kujtojmë që Edmond Liçaj është trajneri me të cilin në stol Flamurtari ka fituar të vetmin titull kampion në histori në vitin 1991, ndërsa Eqerem Memushaj ishte futbollist i kësaj skuadre.

Deri në takimin e fundit me Besën e Kavajës, e mbyllur 0-0, kuqezinjtë drejtoheshin nga Dritan Resulit, që mori në muajin nëntor vendin e Emiljano Çelës.

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook