fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Flamurtari nuk ndalet në merkato, dy futbollistë për të kompletuar mbrojtjen

Publikuar

Flamurtari mbetet padyshim skuadra më aktive në merkaton e janarit, teksa në orët e fundit të saj klubi vlonjat ka bërë edhe dy goditje të tjera, duke kompletuar repartin e prapavijës.

Kështu për krahun e djathtë, në Vlorë është transferuar Erlis Frashëri, korçar që tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut. 35-vjeçari ka një eksperiencë të konsiderueshme në Kategorinë e Parë dhe Superiore, pasi ka veshur fanellën e klubeve të shumta si Teuta, Partizani, Kamza, Tomori, Luftëtari e Besa.

Lexo edhe:

Frashëri ka kaluar dy sezone edhe në Kosovë, me fanellat e Gjilanit dhe Drenicës, ndërsa tashmë është gati të ndihmojë Flamurtarin për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Krahas Frashërit, te vlonjatët është prezantuar edhe qendërmbrojtësi kolumbian Gustavo Benjumea. Ky i fundit është 28 vjeç dhe ka luajtur në disa skuadra, teksa kjo do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri, pikërisht me fanellën kuqezi të Flamurtarit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook