fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Fillimisht Qeverinë, pastaj Presidentin, thotë Konjufca

Publikuar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,  ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik, për numrat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, për datat se kur do të formohen këto institucione, qëndrimin e partisë për çështjen e dialogut dhe Ambasadën e Kosovës në Izrael.

Ish shefi i diplomacisë, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.

“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”.

Konjufca u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Pastaj, pas mbledhjes së parë të Qeverisë, kalohet në seancën e Kuvendit, e cila është zgjedhja e Presidentit.

“Unë mendoj që deri me 25 mars do të zgjedhet Qeveria e Kosovës. Kurse, konsideroj se deri me 10 prill do të zgjedhet edhe Presidenti i Kosovës”.

Duke komentuar numrat që duhet pasur për postin e presidentit, anëtari i kryesisë së LVV-së, Konjufca dhe se zgjedhje e presidentit ka koinciduar me aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare dhe opozita i ka dy opsione.

“Zgjedhja e Presidentit ka koincidu në aspektin kohor me zgjedhjet parlamentare. Meqenëse është e tillë, zgjedhja e presidentit si pozitë e rëndësishme shtetërore, prej anës të opozitës, janë dy opsione: Opsioni që ta konsiderojnë presidentin si njërën prej pozitave të cilën ne mund ta zgjedhim edhe të kalojmë në faza të tjera të betejës politike, apo ta kthejë opozita çështjen e presidentit në pikë ekzistenciale. Sepse me qu Kosovën në zgjedhje të reja, është pikë ekzistenciale e betejës politike” tha Konjufca për Telegrafin.

Konjufca tha se “nëse nuk kalon (zgjedhja e Presidenti), Kosova shkon në zgjedhje”.

“Presidenti mundet me qenë betejë politike ekzistenciale, po të kishte qenë para një viti. Janë ba tri vite të Qeverisjes, presidenti ka qëllu në vitin e fundit, t’i mundesh me ba politika edhe me qu vendin në zgjedhje. Taktikisht mundesh me qu përmes presidentit, nëse populli është lodh prej një qeverie që ka qeverisë tri vjet. Na as program politik nuk kemi prezentu, jemi në pozicione të njëjta e opozita po e qon vendin në zgjedhje. Ama kur je në vitin e tretë të qeverisjes edhe po don me ba politikë, pse mos me bo. “LDK-ja ka qëndruar për të votuar Thaçin. LDK-ja tash e mat veten”, tha ai.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021