fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend dhe rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, sidomos te moshat 0-19 vjeç, Qeveria do marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit të ri shkollor

Publikuar

Viti i ri shkollor 2020/2021 do të shtyhet për datën 13 shtator, tha kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, pas takimit që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja të paralajmëruara kundër koronavirusit.

Fillimi i vitit të ri shkollor, sipas ligjeve në fuqi, në Kosovë nis më 1 shtator.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend dhe rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, sidomos te moshat 0-19 vjeç, Qeveria do marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit të ri shkollor”, tha Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Në lidhje më masat e paralajmëruara, Ibrahimi tregoi se përfaqësues të komunave kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohen inspektimet në nivel komunal dhe njëherësh të ketë më shumë qendra të vaksinimit.

Masat e paralajmëruara janë, ora policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe orari i punës për gastronominë do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30 duke funksionuar vetëm me hapësirat e jashtme me vetëm 70 për qind të sipërfaqes. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare, kurse sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura.

Ky paralajmërim vjen disa ditë pasi filluan së zbatuari një sërë masash kundër përhapjes së koronavirusit të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar edhe për 16 vdekje të reja që janë shkaktuar nga pasojat e sëmundjes COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 2.098 raste të reja me koronavirusin e ri.

Shifra bazohet në 12.564 mostra të testuara. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve mbi 16 për qind kanë dalë pozitivë.

Mjekët kanë konstatuar se 1.614 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndëtësore, njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës.

Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtrirë në spitale, është 1,051.

Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021